Lajmet e fundit

Në sheshin ''Nënë Tereza'' në Klinë, të shtunën, u përurua busti i veprimtarit Anton Çetta, pikërisht në 31 vjetorin e lëvizjes së pajtimit të gjaqeve në Kosovë.
Skalitja në bronz e “Plakut të Urtë” ashtu siç njihej në popull, u mundësua nga disa donatorë nga Zvicra së bashku me forumin e intelektualëve “Luigj Gurakuqi” dhe Komunën e Klinës, njofton Klan Kosova.
Për vendosjen e figurës së pajtimtarit u shprehën të lumtur familjarët e të ndjerit që thanë se ai u harrua nga shteti, ndonëse veprat e tij ishin të mëdha.
Manifestim u mbajt edhe në Verrat e Llukës, vend ky që 31 vjet më parë mblodhi mijëra njerëz e ku u pajtuan mbi 100 gjaqe, ndërmjet familjeve të hasmëruara.