Drejtoria e Policisë në Prizren, konkretisht njësia e Antidrogës ka zbarkuar sot në Suharekë.
Klankosova.tv ka marrë vesh se qëllimi i këtij aksioni është kapja e personave të dyshuar që merren me shitblerjen e narkotikëve, e po ashtu edhe gjetjen e sasive të narkotikëve.
Ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të arrestuar, apo cila është sasia dhe lloji i drogës së kapur.
Aksioni është në zhvillim e sipër, njofton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.