Lajmet e fundit

Përdorimi i hershëm i antibiotikëve tek foshnjat ulë benefitet e të ushqyerit me gji, transmeton Klan Kosova.
Përgjatë një studimi janë bërë gjetje që, foshnjat të cilat kanë përdorur antibiotik, përderisa ishin duke u ushqyer me qumësht të gjirit, ishin të prirura ndaj infeksioneve dhe obezitetit.
Përmes qumështit të gjirit, ndryshe nga qumështi formulë, foshnjat marrin baktere nga nëna njëkohësisht edhe komponent specifik të sheqerit, të cilat promovojnë rritjen e një baktere specifike tek fëmijët.
Kjo baktere është e rëndësishme për metabolizmin dhe sistemin imunitar të foshnjës.
Benefitet shëndetësore të të ushqyerit me gji, kryesisht janë ndihmesa për foshnjën që të zhvilloj këtë baktere (microbiota), ndërsa antibiotikët pengojnë këtë zhvillim.