Prezantuesi i Britanisë së Madhe, Ant McPartlin ka publikuar fotografinë e parë me nusen e tij Anne-Marie Corbett.
Dhëndri u pa i buzëqeshur e duke brohoritur pas ceremonisë ku ishin të pranishëm shumë yje.
"Zoti dhe zonja McPartlin", ka shkruar Ant në postimin e tij në Instagram.
Ai shkrimit i bashkëngjiti edhe një figurë të zemrës së dashurisë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Dy vajzat dhe mbesa adoleshente e Anne-Marie ishin shoqërueset e nuses.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.