Lajmet e fundit

Prezantuesi televiziv, Ant McPartlin është gjobitur me afërsisht 100 mijë euro (86,000 funte) si dhe i është marrë patentë shoferi për 20 muaj, pasi është deklaruar fajtor për ngasje nën ndikim të alkoolit.
Gjatë adresimit të tij jashtë Gjykatës Wimbledon Ant ka kërkuar falje për veprimet e tij.
“Kam dëshpëruar veten si dhe kam dëshpëruar shumë njerëz të afërt. Sinqerisht më vjen shumë keq”.
Ai gjithashtu ka thënë se ndjehet mirë që askush nuk u lënduar në aksidentin me makinë në Londër më 18 mars.
Në gjykatë Ant kishe thënë se merr përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, dhe se ndjehet i turpëruar.
