Lajmet e fundit

Pas sukseseve të fundit të kinematografisë, Kompania Marvel do të sjell befasinë e radhës me heroin ''ANT-MAN'' apo Njeriu Buburrec.
Pasi që premiera e filmit ‘’Ant- Man’’ 3D shfaqet në të gjitha kinematë evropiane dhe botërore, me datën 16 korrik 2015, po në të njejtën ditë do të shfaqet edhe në Kosovë, në Kinemanë ABC në Prishtinë.
Premiera e filmit ‘’ Ant- Man’’ 3D, do të shfaqet çdo ditë në terminin e orës 19:30.
Në këtë film do të trajtohet tema për Njeriun Buburrec, i cili ka aftësi të hatashme për t’u zvogëluar por edhe për të fituar fuqi të madhe, ndërsa hajduti i njohur Skot Leng duhet t’a ndihmojë Dr. Henk Pimin nga një kërcënim shumë i madh.
Pimi dhe Lengu duhet të rropaten shumë për t’u munduar që t’a shpëtojnë botën.
Në rolet kryesore do të luajnë : Paul Rudd, Michael Douglas, Evangeline Lilly, Corey Stoll, Bobby Cannavale, Michael Pena etj, ndërsa u realizua nën regjinë e Peyton Reed.