Lajmet e fundit

Fanella me numër 10 e Lionel Messit në Barcelonë i është dhënë zyrtarisht Ansu Fatit pas lëvizjes së gjashtë herë të fituesit të Topit të Artë në Paris Saint-Germain.
Spekulimet nëse Barça do të tërhiqte fanellën numrin 10 janë ndezur që nga largimi i Messit në fillim të gushtit, me gjigantët spanjollë të detyruar të heqin dorë nga nënshkrimi i superyllit argjentinas për shkak të një krize të vazhdueshme financiare, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
Barça tani ka njoftuar vendimin e tyre për të mbajtur fanellën në qarkullim, dhe sulmuesit adoleshent Ansu i është dhënë nderi të ndjekë hapat e Messit, i cili tani po vazhdon karrierën e tij në Francë pasi iu bashkua PSG -së në një transferim falas.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1433008489622872071