Lajmet e fundit

Aktorja e njohur Anne Hathaway ka treguar barkun e saj që është rritur nga shtatzënia gjatë një ecje dhe ngjitje në mal së bashku me bashkëshortin e saj Adam Shulman.
Aktorja e cila pritet që të lindë në muajin qershor dukej shumë e lumtur dhe nuk mund të ndalonte së qeshuri derisa ka shijuar një ditë aktive në Los Angeles.
Aktorja e The Les Miserables ka treguar se është në pritje të fëmijës së saj të parë në muajin nëntor derisa është shprehur se është shumë e entuziazmuar për këtë fakt, transmeton Klan Kosova.
Aktorja fituese e çmimit Oscar kishte shprehur edhe kohë më parë dëshirën e saj për të pasur një fëmijë së bashku me bashkëshortin e saj producent.
“Jam e vetmja këtu që nuk jam nënë. Shpresoj që të bashkangjitem në këtë grup sa më shpejt” kishte thënë ajo në një ngjarje mes shumë fytyrave të njohura.
“Jam duke menduar për paparacët ndonëse kam shumë dëshirë të kem një fëmijë…por unë dhe bashkëshorti im po pyesim veten se ku do të jetojmë” kishte thënë ajo.
![Pregnant Anne Hathaway showed off her blossoming baby bump [Flynet]](http://images.ok.co.uk/1457868342_fly_1142017_a_hathaway_003P.jpg)
![The actress enjoyed a hike with husband Adam Shulman [Wenn]](http://images.ok.co.uk/1457868482_wenn23631807P.jpg)
![Anne announced her pregnancy in November [Flynet]](http://images.ok.co.uk/1457868569_fly_1142017_a_hathaway_026P.jpg)