Lajmet e fundit

Aktorja Anne Hathaway, e ka postuar një thënie duke i inkurajuar fansat e saj që të jenë vetvetja.
Por si duket bukuroshja Hathaway është penduar dhe e ka fshirë më pas fotografinë me thënien e cila thoshte diçka jo fort të mirë për yjet e reality show, familjen Kardashian.
“Në një botë me Kardashians. Je Helena Bonham Carter”, ishte thënia që ajo e kishte postuar.
E menjëherë pas kësaj ajo është kritikuar shumë nga fansat e saj në këtë rrjet social duke thënë se kjo është shumë fyese ndaj familjes Kardashian.
33 vjeçarja më pas e ka shpjeguar arsyen pse e ka fshirë këtë fotografi.
“Postimin e kam fshirë pasi që asnjëherë nuk kam menduar që të fyej dikë. Kjo nuk është fare në stilin tim”.