Lajmet e fundit

Anna Kendrick që është puthur me Blake Lively për filmin e tyre të ri ka treguar disa sekrete për kolegen e saj.
Aktorja 33 vjeçare e cila luan përkrah 31 vjeçares Lively në filmin “A Simple Favor” shkëmben një puthje pasionante me kolegen e saj.
Kendrick luan rolin e Stephanie, që është një nënë vlogger që përpiqet të kuptojë se si dhe pse shoqja e saj e ngushtë Emily (Lively) është zhdukur.
“Gjithçka që mendoja në këto skena (të puthjes) është se a ka dikush çamçakëz? Kush e ka një çamçakëz? Mendoj se edhe Blake ka menduar njëlloj sepse kurrë nuk e kam parë që një burrë të kërkojë çamçakëz, para puthjes. Duket se ne ishim njerëzit me aromën më të freskët të gojës që janë puthur në historinë e Amerikës”, ka thënë aktorja në një intervistë për PrideSource.
Duke folur për seksualitetin e saj, Kendrick ka thënë se ajo ka puthur gra në jetën e saj reale, jashtë aktrimit dhe ajo është rehat me të gjitha aspektet e seksualitetit të saj, transmeton Klan Kosova.
“Ka mike, që i kam akoma, dhe kur jemi takuar, jemi puthur. Kjo ndodhte në periudhën pas shkollës së mesme dhe kjo ishte hera e parë që e kam puthur një grua kur ne nuk ishim në një festë, kur e dinim që djemtë na shohin – këto ‘performancat’ e llastuara”.
“Por unë mendoj se megjithatë nuk kam pasë asnjëherë ndjenja për një grua, që megjithatë nuk po them se nuk mund të ndodhë asnjëherë në jetë”, ka shtuar ajo tutje.
Kjo nuk është hera e parë që Kendrick është paraqitur në një lidhje lesbike në filmat e saj.