Lajmet e fundit

Ankthi dhe depresioni që shkaktohet nga ngacmimet që shkaktohen gjatë fëmijërisë ulet gjatë kohës, kështu duke treguar që ata janë të aftë që të shërohen, tregojnë studimet e fundit.
Kolegji Universitar në Londër ka realizuar një studim me 11,000 binjakë, të gjeturat e të cilit kanë treguar që problemet me ankthin nuk ishin prezente për më shumë se dy vjet dhe largoheshin tërësisht pas pesë vjetësh.
Ekipi studiues kanë deklaruar që minimizimi i ngacmimeve nëpër shkolla është diçka shumë e rëndësishme.
Ndërsa psikiatrit kanë thënë që bulizmi mund të ketë efekte serioze në shëndetin mendor të personave të rinj për një kohë të gjatë.