Disponimi i ulët ndikon më shumë sesa vetëm në shëndetin tonë mendor, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi.
Emocionet negative si ankthi, zemërimi dhe depresioni rrisin shenjat e inflamacionit në gjakun tonë.
Studiuesit shpresojnë se këto të gjetura do të çojnë në trajtime të reja për shëndetin mendor që “thyejnë ciklin” e inflamacionit, paaftësisë dhe sëmundjeve.
Hulumtimi u krye nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë dhe u drejtua nga hulumtuesi Jennifer Graham-Engeland.
Inflamacioni lidhet me disa sëmundje si astma, artriti, sëmundjet e zemrës dhe madje edhe kanceri. Por roli i tij në shëndetin mendor është më pak i qartë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.