Lajmet e fundit

Në kombinim me rritjen sezonale të konsumit gjatë muajve të verës, këta faktorë mund të reflektohen me ulje të presionit në zona të ndryshme të qytetit. Megjithatë, në rastin konkret nuk është konstatuar ndonjë defekt specifik në lagjen "Bajram Curri" që të jetë identifikuar si shkaktar i vetëm i situatës së raportuar”, thuhet në përgjigjen e kompanisë, transmeton Klankosova.tv.KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se ekipet e saj janë çdo ditë në terren për sanimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit, përfshirë edhe lagjen “Bajram Curri”, por gjatë inspektimeve nuk është konstatuar ndonjë defekt specifik që do të shpjegonte rënien e presionit vetëm në këtë zonë.
Ndër të tjera, kompania pranon se një pjesë e rrjetit të ujësjellësit në Prizren është e vjetruar dhe përballet vazhdimisht me defekte dhe rrjedhje, ndërsa si faktor shtesë përmend edhe keqpërdorimet e ujit, të cilat ndikojnë në humbjet në rrjet dhe zvogëlimin e kapaciteteve të furnizimit. Lidhur me pretendimet e banorëve se janë ankuar disa herë pa marrë zgjidhje, “Hidroregjioni Jugor” ka mohuar se ka ankesa në drejtim të tyre nga ana e qytetarëve.Prizreni, ashtu si shumë qytete të tjera, gjatë sezonit veror përballet me periudha të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, rritjes së kërkesave për ujë duke shtuar faktin edhe ardhjen e diasporë, ndikojnë në rritjen e ndjeshme të konsumit të ujit të pijshëm. Si pasojë, kapacitetet e disponueshme të furnizimit zvogëlohen në raport me kërkesën, gjë që mund të ndikojë në uljen e presionit në zona të ndryshme të qytetit. Si operator përgjegjës për menaxhimin e sistemit publik të ujësjellësit, KRU "Hidroregjioni Jugor" Sh.A. ka obligim që sasinë e ujit në dispozicion ta shpërndajë në mënyrë sa më të barabartë për të gjithë konsumatorët. Për këtë arsye, në periudhat me konsum të lartë mund të ketë luhatje ose rënie të presionit në lagje të ndryshme, përfshirë edhe lagjen "Bajram Curri", thuhet në përgjigjen e Hidroregjionit Jugor pë Klankosova.tv
Ne cdo ditë jemi në terren për sanimin e defekteve në gjithë qytetin e edhe në lagjen "Bajram Curri". Gjatë inspektimeve nuk është konstatuar ndonjë defekt i veçantë në rrjetin publik të ujësjellësit në këtë lagje, i cili do të shpjegonte një rënie të lokalizuar të presionit. Dhe po e përsëris faktin që KRU "Hidroregjioni Jugor" Sh.A. nuk ka pranuar asnjë ankesë zyrtare në sistemin tonë të ankesave nga banorët e lagjes "Bajram Curri" lidhur me rënie të presionit të ujit".Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo problem me furnizimin me ujë ta raportojnë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, në mënyrë që ekipet teknike të mund të reagojnë dhe të kryejnë verifikimet e nevojshme sa më shpejt. “Hidroregjioni Jugor” ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar për të menaxhuar burimet ujore dhe për të siguruar furnizim sa më të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Prizrenit, pavarësisht sfidave që sjell sezoni veror dhe infrastruktura ekzistuese. https://klankosova.tv/banoret-ne-nje-lagje-te-prizrenit-ankohen-per-shtypjen-e-ujit-totaj-eshte-pergjegjesi-e-nivelit-qendror/