Lajmet e fundit

Radhët e mëdha të personave në ndërtesën e Qeverisë pranë Komisionit për verifikimin e veteranëve po vazhdojnë edhe këtë javë.
Ankesat janë bërë për shkak se shumë nga ta nuk janë të kënaqur me sistemimin në kategoritë përkatëse si dhe me disa gabime teknike pas publikimit të listave fillestarë të verifikuara nga Zonat Operative.
Kryetari i komisionit, Faik Fazilu i ka thënë gazetës Express se deri në javën e ardhshme do të fillohet me shqyrtimin e ankesave në zonën e Llapit.
Ai është zotuar se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me seriozitetin maksimal dhe komisioni do t'i kthejë përgjigje meritore.
Afati për ankesa mund të bëhet 30 ditë pas publikimit të listave fillestare.