Lajmet e fundit

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë përmes një deklarata ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga shpërthimet e sotme ka arritur 86 persona, ndërsa numri i të plagosurve në 186.
Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi në një deklaratë për mediat tha se në vend ngjarje janë dërguar 56 ambulanca dhe 10 të tjera janë në pritje në këtë zonë, transmeton Klan Kosova.
Shpërthimet kanë ndodhur pranë stacionit qendror të trenave në kryeqytetin turk ndërsa objektiv i tyre ishte një paradë e organizuar për paqen duke bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit me grupin separatist kurd.