Lajmet e fundit

Martesa në mes të Jennifer Aniston dhe Justin Theroux është cilësuar si një prej ceremonive më sekrete në këto vitet e fundit.
Ylli nga Friends, është martuar me aktorin Theroux në gusht të këtij viti, transmeton Klan Kosova.
Aniston ka pranuar që ata ende nuk i kanë parë fotografitë nga dasma e tyre top sekrete.
“Dasma ishte mahnitëse”.
“Ne ishim të vendosur që ceremonia të ishte private dhe e vërteta është që ne ende nuk i kemi parë fotografitë”.
“Por ishte çdo gjë ashtu si ç dëshironim të ishte, dhe ne jemi shumë të lumtur që nuk janë publikuar fotografitë tona në revista”.