Ekspertët e demolimit në Kent të Anglisë e kanë kryer një shpërthim të kontrolluar në një oxhak të papërdorur të centraleve elektrike.
Shkatërrimi i oxhakut 244 metërsh, i cili ndodhej në juglindje të Anglisë, shënon strukturën më të lartë të betonit që u shkatërrua deri më tani në Britani të Madhe.
Mediat lokale atje raportojnë se ky demolim ka krijuar 40.000 ton rrënoja betoni, shumë pluhur dhe tym. Ky stacion i energjisë e filloi veprimtarinë e tij në vitin 1979, duke i shërbyer më shumë se një milionë shtëpive, transmeton Klan Kosova.
Më pas u mbyll në dhjetor të vitit 2012, kur u vlerësua se ekonomikisht nuk ishte i qëndrueshëm për të vazhduar me prodhimin e energjisë elektrike.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.