Lajmet e fundit

Angelina Jolie po lë gjurmë nëpër botë.
Aktorja e njohur për punën e saj humanitare, së fundi është në një vizitë tri-ditore në Peru si e dërguar e posaçme e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), njofton Klan Kosova.
Peruja është bërë vend pritës për mijëra venezuelanë që kërkojnë statusin e refugjatëve, dhe Angelina e ka udhëtuar për të vlerësuar nevojat humanitare të refugjatëve dhe azilkërkuesve, si dhe zgjidhjet e mundshme për krizën e vendit.