Lajmet e fundit

Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë vendosur që të mbajnë disa seanca këshillimore me terapeutist çiftesh, pasi vendosën që pas 12 vitesh bashkë të divorcohen.
Por kjo s’do të thotë se 41 vjeçarja fituese e çmimit Oscar dhe 52 vjeçari Pitt, do të kthehen sërish bashkë.
Sipas revistës amerikane UsWeekly, në mes tyre ka shumë tensione, transmeton Klan Kosova.
Kjo revistë ka shkruar se Jolie po vlon nga inati që ka për bashkëshortin me të cilin ka dy vjet që është martuar. Është thënë se diçka që ai ka bërë, ka shkaktuar zemërim të madh te Jolie.