Lajmet e fundit

Mbretërit e hollywood-it janë takuar me mbretërinë e Britanisë.
Angelina Jolie dhe Brad Pit, kanë shkuar mysafirë për çaj te Princi William dhe Princesha Kate Midelton. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar nga Kensington Palace në Londër, raporton gazeta PEOPLE.
Cifti hollyëood-ian e kanë vizituar dukën dhe dukeshën e Anglisë, ku kanë diskutuar për refugjatët afrikanë që ia kanë mësyrë Europës muajt e fundit. Jolie dhe Pitt, të cilët i shërbejnë Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), kanë qëndruar për vizitë në Londër bashkë me fëmijët e tyre.
Këtë udhëtim Jolie e ka ndërmarrë menjëherë pasi qëndroi në Turqi, ku i vizitoi refugjatët në kampet në juglindje të vendit.