Lajmet e fundit

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, udhëton sot për në Stamboll të Turqisë, për bisedime me presidentin, Recep Tayyip Erdogan lidhur me krizën e refugjatëve.
Merkel dëshiron të sigurojë një marrëveshje të Bashkimit Evropian me Turqinë duke e ndihmuar në inkurajimin që refugjatët nga Siria të mbesin në Turqi.
Këtë vit, Gjermania i pret prej 800 mijë e deri në një milion hyrje të reja të migrantëve.
Në një pako të mbështetjes së Bashkimit Evropian për Turqinë, përfshihet edhe ndihma prej 3 miliardë eurosh për mbajtjen e më se 2 milionë refugjatëve, që aktualisht strehohen në Turqi.