Lajmet e fundit

Modelja shqiptare Angela Martini, po kënaqet nën rrezet e ngrohta të Dubait, transmeton Klan Kosova.
Ajo në Instagram e ka postuar një fotografi nga ky qytet, ku shihet e shtrirë në një luhatëse afër plazhit, dhe imazhin e postuar e ka shoqëruar edhe me një fjali: “Mos besoni në çdo gjë që dëgjoni, sepse e vërteta është më e keqe #dubai”.
Nuk dihet se çfarë konkretisht ka dashur të thotë bukuroshja me këtë, por ajo çka dihet me siguri është se ajo është njëra ndër femrat që di si ta shijojë jetën.