19.05.2016 · përditësuar para 3726 dite1 min lexim
Njëzet e tetë anëtarët e Aleancës Veri-Atlantike, kanë nënshkruar sot në Bruksel Protokollin për pranimin e Malit të Zi në NATO, njofton Klan Kosova.
Në prag të nënshkrimit kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq, ka thënë se kjo ditë ka një domethënie të veçantë për Malin e Zi për shkak se ajo vjen pikërisht në 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit.
“Është një nder për mua të iu drejtohem në këtë moment të rëndësishëm për vendin tim. Po aq e rëndësishme sa dy dhjetori, kur morëm ftesën për anëtarësim”, ka thënë Gjukanoviq.
Gjukanoviq tha se nënshkrimi i Protokollit nga shtetet anëtare konfirmon që Mali i Zi më 21 maj 2006 zgjodhi rrugën e drejtë.
“Për dhjetë vjet pavarësi ne jemi në prag të anëtarësimit në NATO dhe jemi në rrugë të mirë drejt Bashkimit Europian”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.