05.05.2019 · përditësuar para 2624 dite1 min lexim
Suksesi i filmit Bohemian Rhapsody i solli secilit anëtar të grupit një shtesë prej 25 milionë dollarë në pasurinë e tyre dhe tani anëtarët e grupit rock “Queen”, tani janë më të pasur se Mbretëresha aktuale.
Është vlerësuar se Brian May, Roger Taylor dhe John Deacon, kanë një pasuri prej 445 milionë funtesh, pas suksesit të filmit “Bohemian Rhapsody”, transmeton Klan Kosova.
Pasuria e tyre e kombinuar është më e madhe se Mbretëresha 93 vjeçare, që mendohet të ketë mbetur në 370 milionë funte, sipas Sunday Times.
Mbretëresha kryesonte listën për pesë vjet nga viti 1989 deri në vitin 1994.
Bohemian Rhapsody, film që tregon jetën e këngëtarit karizmatik Freddie Mercury, i cili vdiq në moshën 45 vjeçare në 1991 nga pneumonia dhe AIDS, është afër marrjes së 1 miliardë dollarëve në shitjet në mbarë botën.
https://www.youtube.com/watch?v=fJ9rUzIMcZQ
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.