Lajmet e fundit

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi është pritur në takim nga zëvëndësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edstadler.
Në këtë takim u bisedua për liberalizimin e vizave për Kosovën, anëtarësimin e Policisë së Kosovës në INTERPOL dhe për migrimin, njofton Klan Kosova.
Gashi i tha Edstadler se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL ndihmon në luftimin e fenomeneve negative në vend.
Ndërsa, zëvëndësministrja austriake ka thënë se partneriteti i Kosovës me Austrinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në fusha dhe projekte të ndryshme, që ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë.
Gashi po ashtu e falënderoi për ndihmën që shteti austriak ka dhënë në procesin e liberalizimit të vizave.
Gjatë qëndrimit zyrtar në Austri, ministri Gashi gjithashtu është takuar edhe me zëvendësministrin e Republikës se Çekisë, Jiri Novacek.