Lajmet e fundit

Mbi 100 mijë anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin, në 73 degët e PD-së në gjithë vendin, në votimet që kanë nisur prej orës 08.00.
Ndërkohë një ditë më parë, kundërshtarët e Bashës kanë apeluar për herë të fundit që zgjedhjet të mos bëhen. Në takim nuk morri pjese vetem Jozefina Topalli, ndersa Patozi, Bode, Mustafaj e Bregu i apeluan Bashes qe te mos lejoje nje traume tjeter per demokratet, me kete gare farse, pas humbjes se thelle ne 25 qershor, shkruan Top Channel.
Ndërkohë mbrëmjen e të premtes PD publikoi edhe vendet se ku do të votohet sot për të zgjedhur kryetarin e ri, nga ora 08.00 deri në orën 19.00. Ajo thotë se rreth 80 mijë anëtarë kanë emrat në listë për të votuar me parimin një anëtar-një votë.