13.10.2018 · përditësuar para 2849 dite1 min lexim
Pastori amerikan, Andrew Brunson, i cili u lirua nga gjykata turke, është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpi të Bardhë.
Pastori ungjillor është gjunjëzuar pranë Presidentit dhe ka filluar të lutet për të, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Trump ka bërë të ditur se lirimi i pastorit Brunson, është një hap “i jashtëzakonshëm” drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Donald Trump gjithashtu ka falënderuar homologun e tij turk, Tayyip Erdogan, për lirimin e pastorit Andrew Brunson.
Për t’u informuar më shumë lidhur me këtë ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
http://klankosova.tv/gjykata-turke-pritet-ta-liroje-pastorin-amerikan-andrew-brunson/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.