Lajmet e fundit

Mesfushori italian, Andrea Pirlo ka zhvilluar takimin e fundit në kampionatin amerikan me New York City.
Ai kishte treguar një muaj më parë se me përfundimi i kampionatit atje do të nënkuptonte përmbyllje të karrierës së tij, shkruan SportBible, përcjellë Klan Kosova.
“Ndeshja e fundit në MLS. Edhe koha ime me NYFC erdhi në fund për çka dua të them ca fjalë”, ka thënë Pirlo në një qëndrim në Twitter.
“Dua të falënderoj secilin për mirësjelljes dhe mbështetjen që kanë shfaqur në këtë qytet të jashtëzakonshëm. Faleminderit mbështetësve të mahnitshëm, stafit drejtues dhe secilit që ka punuar në prapaskenë dhe bashkëlojtarëve”.
“Jo vetëm aventura ime me New York City po vjen në fund por edhe karriera ime si futbollist, për çka dua të shfrytëzoj rastin për të falënderuar familjen, fëmijët e mi për mbështetjen dhe dashurinë që më kanë dhënë çdo herë”.
“Dua të falënderoj secilin klub që kam mbrojtur ngjyrat e tij, secilin bashkëlojtar me të cilin kam pasur kënaqësinë të luajë dhe të gjithë njerëzit që bën karrierën time aq madhështore. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, tifozët rreth e për qark botës që shfaqen mbështetje çdoherë. Juve do tu kem gjithmonë me vete në zemrën time”, ka shkruar Pirlo.