Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, nuk ka ngurruar ta quaj veten si “njeri të rekordeve”, vetëm pak minuta pasi e fitoi titullin e katërt të Ligës së Kampionëve.
Por pavarësisht krenarisë, tekniku Italian ka pranuar se e ka të pamundur të besoj se skuadra e tij doli fitimtare karshi Liverpoolit, raporton TheScore, transmeton Klankosova.tv
“Nuk mund ta besoj. Unë nuk mund të besoj. Jemi vërtet të lumtur. Çfarë mund të them? Nuk mund të them më shumë” u shpreh trajneri, i cili sipas të birit që e ka asistent, i ishtë ofruar vet Realit para këtij stinori që e finalizoi edhe me titullin e kampionit në Spanjë.
Por për suksesin e finales së Parisit, Ancelotti e falënderon shumë portierin Tubault Curtois që me 9 pritje ishte më meritori për fitoren e ekipit nga Madridi.
“Ishte i pabesueshëm. Unë ju them, se nuk mund ta besoj ccfarë bëri ai!” tha Ancelotti duke nxituar të vazhdoj festën me lojtarët.
●●●
BXSHKRIMI NGA
B X
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.