Lajmet e fundit
Ish menaxheri i Real Madrid ka thënë se është shumë me rëndësi të mos e mbimendon ndaljen e sulmuesit të Barcelonës dhe të fokusohesh në ndeshje.

Carlo Ancelotti ka thënë se e vetmja mënyrë për t’u përgatitur për një ndeshje kundër Lionel Messi është të mos flasësh për të.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe Ancelotti nuk ka veç respect për të.
Por italiani ka thënë se është me rëndësi që futbollistët të fokusohen në ndeshje dhe jo në numrin 10 të Barcelonës.
“Është shumë e vështirë të përgatitesh për një ndeshje kundër Messi”.
“Ai është i jashtëzakonshëm dhe e vetmja mënyrë që të përgatitesh për një ndeshje kundër tij është që të mos flasësh për të”.
“Është me rëndësi ta bësh këtë gjë dhe të fokusohesh në ndeshje”.