Lajmet e fundit
Portugezi ka qenë i lidhur me një largim drejt Manchester Unitedit ose PSG-së, por ish trajneri i tij në Bernabeu beson se ai nuk do të largohet.

Carlo Ancelotti beson se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë tek Real Madridi deri në fund të karrierës.
Kontrata e asit portugez me Los Blancos skadon në qershor të vitit 2018, por spekulimet lidhur me një largim të mundshëm të tij nuk janë ndalur.
Megjithatë, Ancelotti thotë se do të befasohej nëse sulmuesi portugez do të largohej nga Santiago Bernabeu.
“Ai e ka gdhendur emrin e tij në librin e rekordeve të Real Madridit”.
“Nuk e shoh dot të largohet nga Madridi”.
“Mendoj se ai do të qëndrojë në Madrid deri në fund të karrierës. Të gjithë në klub e duan”.