Lajmet e fundit
Strategu italian e ka komentuar ndeshjen e së mërkurës mbrëma mes Parisit dhe Realit në Parcs des Princes.

Ish shefi i Real Madridit dhe PSG-së, Carlo Ancelotti ka thënë se është e vështirë të parashikohet fituesi i përballjes të së mërkurës, megjithëse pret që Parisi ta ketë posedimi, ndërsa Reali të koncentrohet në kundërsulme.
“Mendoj që PSG-ja do ta koncentrojë lojën në posedim të topit dhe Reali në kundërsulme. Real Madridi është shumë i rrezikshëm në kundërsulme, por ka disa mungesa.
Italiani mendon se do të jetë lojë e fortë, me dy skuadra që luajnë stile të ndryshme futbolli.
“Real Madridi është i fortë në mbrojtje, nuk pëson shumë gola. Por ka probleme në sulm”.
Don Carlo poashtu ka komentuar edhe Angel Di Marian, për të cilin ka thënë se “është lojtar i shpejtë që mund të luajë në mesfushë, kudo”.
Ndërsa Verratin strategu italin e ka quajtur “talent të madh, ndoshta Andrea Pirlo i ri”.