Pozita e Carlo Ancelottit tek Real Madridi, është në rrezik pas humbjes në Champions nga Arsenali.
Ai mund të shkarkohet nëse nuk e kalon këtë fazë të kësaj gare.
Kështu raporton të paktën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, duke iu referuar gazetës spanjolle Marca transmeton Klankosova.tv
Të martën, "Los Blancos" u shokuan në "Emirates Stadium" në ndeshjen e parë të çerekfinales në garën më prestigjioze.
"Topçinjtë" fituan me rezultat 3:0, me dy supergolat e Declan Rice, nga goditja e lirë dhe Mikel Merinos.
Ndeshja kthyese në "Santiago Bernabeu" luhet javën e ardhshme dhe mbetet të shihet nëse "mbretërit" do të bëjnë ndonjë mrekulli./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.