Lajmet e fundit

Zëri i thellë dhe syzet janë shenjat e saja dalluese.
Anastacia nuk ishte prezente në opinion për një kohë të gjatë, por pasi për herë të dytë triumfoi ndaj kancerit të gjirit, tash është më e fortë se kurrë më parë.
Fotografët e kanë pritur atë sot në Manchester para studiove të programit të mëngjesit të BBC-së.
Këngëtarja 47 vjeçare ka kaluar nëpër një torturë të vërtetë jetësore, njofton Klan Kosova.
Në vitin 2003 i ka hequr gjinjtë për shkak të kancerit, sëmundje e cila iu është rikthyer në vitin 2013.
Për fat, ajo ia ka dalë ta mposhtë kancerin dhe sot është njëra ndër personaliteteve më të famshme që flet publikisht për këtë sëmundje dhe dëshiron t’iu ndihmojë grave që të mos dorëzohen në betejat e tyre.