Lajmet e fundit

Kohën e fundit Anahi njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj Manuel Velasco Coello janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku.
Tashmë këngëtarja ka bërë të ditur edhe gjininë e fëmijës, i cili do të jetë një djalë i quajtur Manuel, ashtu si babai i tij, transmeton Klan Kosova.
Dyshja u martuan në vitin 2015, dhe Anahi u bë Zonja e Parë e Chiapas, Mexico.
Në mediet sociale, këngëtarja ka ndarë një mesazh duke thënë: “Unë dua të falënderoj Perëndinë për këtë bekim të madh. Dua t’ju falënderoi të gjithëve nga thellësia e zemrës sime për të gjitha dëshirat dhe dashurinë”.