Lajmet e fundit

Aktroja Lupita Nyong’o njihet për performancat e saj dramatike e po ashtu për stilin e saj plot glamur.
Por a di kjo aktorë të jetë komike dhe a ka sens humori?
Fituesja e çmimit Oscar ka shfaqur një pjesë të panjohur të personalitetit të saj te publiku.
Në emisionin The Late Show me nikoqirin Stephen Colbert ajo ka thënë se do të donte shumë që të ishte pjesë e një roli me humor, duke shtuar se “Komedia është shumë e frikshme, dhe mua më pëlqen të frikësohem”, transmeton Klan Kosova.
Asaj i pëlqen shumë të bëjë gjëra të turpshme dhe budallallëqe dhe u mungon koha kur ajo mund të vepronte çuditshëm pa u brengosur nëse njerëzit ose paparazit do ta njihnin.
“Unë dhe shoqet e mia bënim gjithçka neper rrugë, ecnim çuditshëm e qeshnim shumë”, ka thënë Nyong’o. “Nuk e bëj më atë gjë për shkak se shumë njerëz më vëzhgojnë”.