Lajmet e fundit

Amy Adams dhe bashkëshorti i saj Darren Le Gallo ishin së bashku për 14 vjet para se më në fund vendosën të martohen në maj të vitit 2015, dhe tani ajo ka treguar se pse ka pritur kaq shumë kohë për t’u martuar, transmeton Klan Kosova.
Aktorja e nominuar pesë herë për Oskar, tha se gjithçka ka të bëjë me përpjekjen për të shmangur vëmendjen.
Amy foli për E! News pasi u nderua në eventin American Cinematheque këtë fundjavë, ku të gjithë ishin aty për ta mbështetur.
“Është më keq se dasma”, tha Amy për të qenë qendra e vëmendjes. “Unë s’jam një person i tillë. Iu shmanga martesës për një kohë vërtetë të gjatë, sepse nuk pëlqej që njerëzit të më shikojnë mua”.
“Nuk më pëlqen të jem qendra e vëmendjes”.