Lajmet e fundit

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka mbërritur në Verona të Italisë ku pritet ta zyrtarizojë transferimin te klubi i këtij qyteti.
Gianluca Di Marzio tashmë ka publikuar një fotografi të Rrahmanit i cili për momentin është duke i kryer testet mjekësore tek skuadra italiane. Rrahmani do të kalojë te Verona pas tre vjetësh te Dinamo e Zagrebit, ndonëse një vit qe i huazuar te Lokomotiva.