Lajmet e fundit

Një stuhi e madhe dëbore pritet ta godasë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të shënohen rekorde të sasisë së borës në Washington dhe në regjionin e Atlantikut.
Më shumë se 50 milionë njerëz janë paralajmëruar për stuhi paralizuese në pasditen e së premtes, që do të sjellë më shumë se 60 centimetra borë brenda pak orësh.
Po ashtu institutet meteorologjike amerikane kanë paralajmëruar se rrugët do të mund të mbyllen e po ashtu do të pamundësohet transporti ajror.