Lajmet e fundit

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një kumtese për media ka bërë me dije se vazhdon të përkrahë reformat që janë duke u zbatuar nga Rektori i Universitetit të Prishtinës.
"Një arsimim universitar modern dhe cilësor do të pajisë rininë me shkathtësitë që i duhen për të ardhmen, dhe do të kontribuojë për integrimin evropian të Kosovës"
"Ne inkurajojmë të gjitha përpjekjet që kontribuojnë për një mjedis të cilësisë së shkëlqyer akademike dhe integritetit akademik për gjeneratën e ardhshme udhëheqëse të Kosovës" thuhet në njoftimin e këtij misioni diplomatik, transmeton Klan Kosova.