Lajmet e fundit

Amerikanët janë duke rritur borxhin në kartelat e tyre bankare – duke lënë bilancet e tyre të rriten në nivele kritike, thuhet në një raport të ri të Card Hub.
Mesatarja e borxheve në një kartë krediti sillet në 7,879 dollarë, që është niveli më i lartë që nga Depresioni i Madh dhe vetëm 500 dollarë nën nivelin e paqëndrueshmërisë financiare, transmeton Klan Kosova.
Rritja e vazhdueshme në këtë mënyrë mund të çojë në rritjen e nivelit të normave të interesit dhe në shtrëngimin e politikave bankare. Në fund të vitit 2015, borxhi total në të gjitha kartelat arriti shifrën 917 miliardë dollarë.
Në njërën anë ky nivel shpenzimi mund të jetë tregues i rritjes së besimit në ekonominë amerikane dhe mundësive më të mëdha – ndërsa konsumatorët mund ta paguajnë një pjesë të borxhit të tyre në çerekun e parë të vitit kru marrin kthimet nga taksat dhe bonuset.
Por, nëse ky borxh vazhdon të rritet me këtë trend, konsumatorët do të duhet të paguajnë pjesë të borxhit të tyre në nivele rekorde në mënyrë që të mos kenë penalizime dhe shtrëngim në llogaritë e tyre.