Lajmet e fundit
Korporata amerikane e industrisë automobilistike zyrtarisht publikoi se do të hap fabrikë për prodhimin e mbulesave për sediljet e automjeteve në Maqedoni. Do të fillojë si investim braunfield në Gostivar, ndërsa paralelisht do të punojë për ndërtimin e kapacitetit të saj në zonën industriale të Tetovës.

Investimin e kompanisë amerikane "Lear" e cila fillon me realizimin e projektit të saj në Maqedoni e paralajmëroi kryeministri, Nikolla Gruevski në tubimin partiak të tubuar në Tetovë.
Ministri pa resor Vele Samak theksoi se negociatat kanë zgjatur dy vjet, vendimin e kanë sjellë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Maqedoninë e kanë zgjedhur si destinacion në konkurrencë me disa vende nga rajoni.
Fillojnë me ekipimin e ekipit të menaxherëve dhe 300 personat e planifikuar për aktivitete prodhimtarie në investimin braunfild në Gostivar i cili pritet të fillojë me punë pas përfundimit të verës, ndërsa në kapacitetin në Tetovë i cili duhet të përfundojë nga mesi i vitit të ardhshëm, planifikojnë mbi 2.000 punësime.
"Ky është projekt mjaft i rëndësishëm i kompanisë në Maqedoni në këtë rajon pasi që do të mundësojë vende të reja pune për të rinj dhe persona me përvojë veçanërisht të industrisë tekstile. Kapaciteti në Maqedoni do të qep këllëf për automjete për shumë brende të njohura të cilat do të jenë për tregun evropian", deklaroi Samak.
Theksoi se negociata për realizimin e këtij projekti janë udhëhequr gjatë dy viteve të fundit.
Ai shtoi se bëhet fjalë për investitorin më të madh deri më tani në Maqedoni. Korporata është kompani e madhe amerikane me 18 miliardë dollarë qarkullim vjetor. Kanë lokacione në mbi 30 vende.
Samak potencoi se është firmë lidere në këtë sektor dhe është mjaft e njohur për nga cilësia e tyre. / klankosova.tv