Lajmet e fundit

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Kosovës posedojnë njërën nga vizat B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M apo J që janë ende të vlefshme, apo të skaduara jo më larg se 36 muaj mund t’u hiqet kërkesa për intervistim për marrje të vizës së re.
Këtë lehtësim të çështjeve teknike për aplikimin e vizave të qytetarëve të Kosovës e kanë konfirmuar për Klan Kosovën zyrtarë nga zyra për informim e kësaj ambasade.
Sipas tyre, ata banorë që mbajnë viza të vlefshme, ose edhe kanë një seri të plotë të shenjave të gishtërinjëve, tani përmes “Waiver Program” do ta kenë mundësinë që të kalojnë këtë procedurë pa pasur nevojë për intervistë.
Ata janë shprehur se nëse dikush posedon një vizë valide, nuk ka nevojë që të pres deri sa të skadojë afati për të aplikuar për një të re.