Lajmet e fundit

Personeli i lartë i ushtrisë amerikane, në krye me gjeneralin Michael Howard , zëvendës komandant në Komandën Evropiane të SHBA-ve, bashkë me ndihmës sekretaren Karen Donfried dhe emisarin për Ballkan, Gabriel Escobar, zbarkuan të hënën në Prishtinë.
Të martën pa dyshen diplomatike të cilët shkuan për në Beograd, ushtarakët zhvilluan vizita ndaras nga ta.
Howard, u prit nga ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton Klan Kosova.
Sipas ministrisë, ata mes tjerash diskutuan zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik botëror dhe reflektimet e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale.
Rëndësia e këtyre takimeve shtohet edhe më me pjesëmarrësit kah ana kosovare në to.
Të hënën në takim me delegacionin amerikan, kryeministri Albin Kurti e pati ushtarakun e lartë të FSK-së Ejup Maqedonci.
E si rrallë herë më parë ishte po Kurti , i cili më 19 Mars kur priti këshilltaren për siguri kombëtare të presidentit Joe Biden, Elizabeth Sharewood-Randall , në zyrë e pati shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Edhe në bisedimet me Sharewood-Randall, janë diskutuar çështjet kryesore të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të Kosovës, kjo pas pushtimit nisjes së pushtimit ushtarak të Rusisë, që hyri në ditën e 62.