Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, morri pjesë në programin “Amerika me Kosovën”, në shkollën e mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.
Hyseni poashtu është shprehur se sot si rrallë ndihet i privilegjuar, që t’iu drejtohet atyre që kanë mbi supe të ardhmen e vendit.
“Dua ta përgëzoj cilindo që ka dizajnuar programin e këtij aktiviteti, ngase temat e këtij projekti janë më se të qëlluara dhe të nevojshme për trajtim".
"Ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, trafikimi me qenie njerëzore dhe krimi, janë çështje që mund të shndërrohen në kancer të një shoqërie. Prandaj, ju jeni ata që mund t’iu thoni stop, duke bashkëpunuar mes vete dhe me Policinë e Kosovës”, tha ndër të tjera Hyseni.
Ky i fundit vuri në dukje se Kosova është bekuar që ka një polici profesionale dhe të përkushtuar për të vepruar me përgjegjshmëri.
Nga ana tjetër, në emër të ambasadës amerikane në Kosovë, Piter Resinger, kërkoi që të bashkëpunohet mes vete, sepse sipas tij vetëm në këtë mënyrë mundet e keqja, transmeton Klan Kosova.