Lajmet e fundit
Ambasada amerikane në Prishtinë i ka ndarë mirënjohje kreut të Gjilanit, Lutfi Hazirit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka nderuar me mirënjohje kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ky I fundit e ka pranuar mirënjohjen nga zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Jennifer Bachus, në kuadër të aktivitetet të djeshëm të Ambasadës Amerikane “Amerika me Kosovën”, të mbajtur në shkollën e mesme ekonomike “Marin Barleti”.
Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, mirënjohja i është dhënë për mbështetjen e veçantë të punës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe mbështetjes së Sektorit Civilo-Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe ICITAP-it në implementimin e programit social në terrenit “Amerika with Kosovo”.