Lajmet e fundit

Shteti i Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar gjendje emergjente në vend, pasi që po pritet se stuhia e quajtur “Erica” ta godasë këtë vend, raporton Washington Post, transmeton Klan Kosova.
Një zbarkim i kësaj stuhie tropikale pritet që ta godasë vendin, me erëra dhe shira shumë të forta, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha.
Guvernatori i këtij vendi Rick Scott, ka kërkuar nga shtetasit e tij që të rrinë të përgatitur dhe të mbrohen sa më mirë nga kjo gjendje atmosferike.