Lajmet e fundit

Amerikanët sot do t’i drejtohen kutive të zgjedhjeve në garën për nivele të ndryshme të pushtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë një ofertë përfundimtare për votuesit që mbështesin Partinë Republikane në prag të një zgjedhjeje mbarëkombëtare që shihet si një referendum mbi presidencën e tij, transmeton Klan Kosova.
Pjesëmarrja në votime pritet të jetë e lartë.
Të martën do të zgjidhen 35 senatorë dhe 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe 36 guvernatorë shtetesh e numër i madh i zyrtarëve të shtetit.