Lajmet e fundit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka udhëzuar drejtuesin e ekipit mjeko-ligjor të New York-ut që të mos zbulojë shkakun e vdekjes së ambasadorit të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin.
Drejtuesi i ekipit mjeko-ligjor tha se detajet e vdekjes së Churkin janë duke u mbajtur të fshehta në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.
Vitaly Churkin vdiq papritur në punë në zyrën e tij në New York muajin e kaluar. Ai kishte shërbyer si ambasador në Kombet e Bashkuara që nga viti 2006, transmeton Klan Kosova.
Shkaku i vdekjes së diplomatit mbetet ende i paqartë.
Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte "i hidhëruar" për të mësuar për vdekjen e Churkin, i cili kishte zhvilluar një reputacion si një mbrojtës i palëkundur i politikës ruse.