Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar tetë raste të reja të fruthit gjatë javës së kaluar.
Kësisoj numri i rasteve të prekura nga kjo sëmundje përgjatë këtij viti ka arritur në 1172.
Zyrtarë federal të shëndetësisë në Amerikës kanë theksuar se ky llogaritet si viti më i rëndë që nga 1992-ta sa i përket prekjes nga kjo sëmundje.
Qendrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve potencuan se kishin regjistruar raste të sëmundjes shumë ngjitëse dhe nganjëherë edhe vdekjeprurëse në 30 shtete që nga 1 gusht, transmeton Klan Kosova.